Dështon plani i Njësisë Speciale Operative për protestë
Pjesëtarë të shumtë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, emra të njohur për redaksinë, kanë qenë të revoltuar nga komentet që kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla bënë gjatë së mërkurës. Mes tjerash, pas protestës së dy prej njësive të Policisë gjatë asaj dite, dy zyrtarët e lartë të qeverisë përmendën edhe paga që sipas […]
Pjesëtarë të shumtë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, emra të njohur për redaksinë, kanë qenë të revoltuar nga komentet që kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla bënë gjatë së mërkurës.
Mes tjerash, pas protestës së dy prej njësive të Policisë gjatë asaj dite, dy zyrtarët e lartë të qeverisë përmendën edhe paga që sipas tyre kanë shkuar deri në 2200 euro për muaj për protestuesit.
Si rezultat i pakënaqësive, u planifikua edhe një protestë, këtë herë nga pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative.
Megjithatë, plani nuk u zbatua, dhe sipas burimeve të televizionit, kjo ndodhi shkaku i kundërshtimeve të brendshme.
“Idenë e kanë por janë të përqarë. 80 % i kanë kundër protestës, sidomos eprorët” i ka thënë një burim televizionit Dukagjini.
Megjithatë, disa pjesëtarë të NJSO nuk e patën problem ta shprehin revoltën e tyre edhe publikisht.
“Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën veriore të Republikës tonë, unë mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua të viktimizohem por se ka me dhjetëra raste kur jem rreziku me jetë. Është e palogjikshme me u përmend paga (edhe pse jo pagë, se këto janë vec shtesa momentale për punën jashtë të gjitha normave) kur unë personalisht ka kohë që nuk kam qëndru në shtëpi mbi 20 orë”, ka thënë një zyrtarë i NJSO-së.
Opozita, që i mbështetë kërkesat e tyre, vë në në pah edhe problematika të tjera me të cilat ata thonë se po ballafaqohen.
“Nuk i kanë as pajisjet më elementare, nuk i kanë dollapet ku t’i vendosin rrobat dhe gjërat e tyre personale dmth mungon infrastruktura dhe ajo është dashur të shtohet konform numrit dhe rritjes së kadetëve të policisë”, ka thënë Time Kadriaj – Deputete.
Anëtari i Komisionit për Siguri, Hisen Berisha, hedh akuza të rënda për ekzekutivin dhe ballafaqiimin e tyre me situatën e krijuar.
“Këta po tallen me Policinë, po provokojnë policinë dhe po dojnë me nxitë propagandën ndaj tyre. Policët marrin atë pagë që marrin. Këto që po trembetojnë këta që së fundmi marrin nga dy mijë e sa euro janë përllogaritje që kanë bërë këta të gjitha shtesave, rrëzikshmërisë e të tjera që nuk I ka paguar që nga shtatori i vitit 2021, prej kur i ka në mënyrë intensive dhe permanente policët në veri”, ka deklaruar Hisen Berisha – Komisioni për Siguri.
Ashtu si Njësia Speciale Intevenuese edhe Njësia Speciale Operative që nga fillimi i tensioneve në veri të Kosovës kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në detyra të ndryshme.
Fundjavën e kaluar, kryeministri Kurti bëri të ditur planin për shtesat e rrezikshmërisë për policët, me më të lartat të përcaktuarar në 150 euro për tri njësi, dhe 120 euro për tri njësi të tjera, por që nuk u mirëpritën nga këta të fundit.















