Dështon raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Në Shqipëri, që një kohë nuk po arrihet të gjendet konsensusi për zgjedhjen e president të vendit. Ka dështuar dhe raundi i tretë

Kuvendi i Shqipërisë

Që një kohë në Shqipëri nuk po arrihet të gjendet konsensusi për zgjedhjen e presidentit. Tashmë ka dështuar edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Të dielën e 29 majit ishte afati i fundit që opozita në Shqipëri të jepte propozimin e saj për president të vendit, ndërkohë që mazhoranca nuk propozoi asnjë të tillë në raundin e dytë dhe të tretë.

E hëna e 30 majit do të jetë dita e radhës kur kuvendi do të mblidhet dhe do të zhvillohen dy seanca radhazi, njëra nga to do të jetë për presidentin.

Për t’u zgjedhur presidenti duhen 71 vota dhe jo 84 si në dyja raundet e para, që do të thotë se mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

Për zgjedhjen e presidentit të vendit, kuvendi zhvillon deri në pesë raunde.

Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave (84 vota) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë.

Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave

Ndërkaq, më 22 maj kishte dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa raundi i parë i mbajtur më 16 maj kishte dështuar.

Kjo për shkak se nuk kishte pasur asnjë kandidatë zyrtar nga grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta, dorëzon mandatin e tij më 24 korrik.

Dështon edhe raundi i 2-të për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika