Dështon seanca gjyqësore ndaj 12 policëve dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet

Për shkak se disa nga mbrojtësit e të akuzuarve nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, ka dështuar seanca gjyqësore ndaj 12 policëve të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë-Prush dhe dy zyrtarëve doganorë, të cilët ngarkohen për “Marrje ryshfeti”

Fotografi ilustruese

Për shkak se disa nga mbrojtësit e të akuzuarve nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, ka dështuar të nisë gjykimi të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Prush dhe dy zyrtarëve doganorë, të cilët ngarkohen për “Marrje ryshfeti”.

12 zyrtarët policorë të akuzuar në këtë rast janë: Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Afrim Deda, Avdi Përolli, Benon Këpuska, Isa Ibrahimi, Kreshnik Arllati, Malë Berisha, Mehmet Manxhuka, Sami Hajdari, Shaqir Krasniqi dhe Uran Mati, si dhe dy doganierët Enis Turtulla dhe Senad Zherka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Artan Thaqi, avokati Agon Rrecaj, deklaroi se kanë pranuar një USB nga Prokuroria Speciale, por në të, sipas tij, janë vetëm videoincizimet e realizuara gjatë masave të fshehta.

Ngjashëm me të deklaruan edhe disa nga mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë. Andaj, në këto rrethana, seanca u shty.

Ndryshe, të gjithë të akuzuarit thanë se janë suspenduar nga puna.

Në aktakuzën e cila është ngritur më 26 dhjetor 2023, thuhet se nga muaji gusht deri në dhjetor të vitit 2021, në pikën kufitare Qafë Prush, të akuzuarit e lartpërmendur në cilësi të personave zyrtarë, kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin duke marrë ryshfet shuma të ndryshme parash.

Sipas akuzës, të akuzuarit-zyrtarët policorë u kishin mundësuar qytetarëve hyrje-daljen në pikën kufitare të lartcekur, pa iu nënshtruar fare procedurave ligjore në fuqi në kundërshtim me kushtet për hyrjen në Kosovë që lidheshin me masat kundër pandemisë COVID-19.

Ndërsa, dy doganierët Zherka dhe Trutulla, ngarkohen se me qëllim të përftimit të kundërligjshëm kishin vepruar në kundërshtim me Kodin Doganor dhe Akcizave të Kosovës, duke lejuar hyrjen e mallrave të ndryshme pa iu nënshtruar mbikëqyrjes doganore.

Me këto veprime, 14 të akuzuarit po ngarkohen se kanë kryer veprën penale në vazhdim Marrje Ryshfeti në bashkëkryerje nga neni 421, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 paragrafi 1, paragrafi 1.2, 1.3, 1.4, 1.5 dhe paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika