Dështon seanca ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut, mungojnë disa avokatë

Ka dështuar të nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve në mungesë për masakrën e Reçakut. Arsyeja ishte mungesa e disa prej avokatëve. E disa prej tyre, thanë se as që ishin njoftuar se në cilin rast ishin caktuar

Më shumë se 1 muaj Gjykata Themelore në Prishtinë, priti që Oda e Avokatëve të Kosovës të dërgojë emrat e disa prej avokatëve që kishte caktuar në rastin ku janë të akuzuar 21 persona për masakrën e Reçakut.

Por, Oda e Avokatëve nuk iu përgjigj, e si shkak i kësaj ka dështuar të nisë edhe gjykimi në mungesë ndaj tyre.

Violeta Namani – Kryetare e trupit gjykues deklaroi se  “Në mungesë të katër avokatëve mbrojtës në këtë cështje penale gjykata ka paraqitur kërkesë pranë Odës së Avokatëve më datë 01.06.2026, për angazhimin e avokatëve të rinj për katër të akuzuarit e lartëcekur por deri më tani pas kërkesave të vazhdueshme ata nuk e kanë njoftuar gjykatën.”

Përvec gjykatës, përpjekje për të ditur emrat e avokatëve kishte bërë edhe prokuroria Speciale, por nga 21 avokatët që duhet të merrnin shkresat e lëndës, vetëm 10 kishin shkuar në prokurori.

Ilir Morina – Prokuror në Prokurorinë Speciale  deklaroi se  “Prokuroria ka bërë përpjekje maksimale që të identifikojë se cilërt janë avokattë e rinjë të caktuar nga oda e avokatëve në këtë cështje penale nuk kemi pasur sukses, më 29.06.2026, i kemi drejtua email gjykatës ku kemi kërkuar listës e avokatëve që janë caktuar sipas detyrës zyrtare në këtë cështje penale, pas pranimit të emailit nga gjykata 10.07.2026, u kemi dërguar email të gjithë avokatëve të angazhuar në këtë cështje penale, vetëm 10 avokatë kanë ardhur i kanë marr shkresat e lëndës.”

E disa nga avokatët edhe u ankuan se nuk e kishin ditur se për çfarë rasti ishin caktuar sipas detyrës zyrtare.

Problematika të tilla si shkak i moskuminikimit të Odës së Avokatëve me gjykatën, ishin arsyeja që javë më parë, ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të pandehurve të akuzuar për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve gjatë kohës së luftës.

Sipas aktakuzës, së PSRK-së në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika