Dështon sërish konstituimi, Albulena Haxhiu e VV-së pa vota të mjaftueshme
Dy hapa u kaluan, por nuk mjaftuan për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Sfida e dy seanca paraprake për votimin e raportit të Komisionit për verefikimin e mandateve këtë të shtunë kaloi me votat e 101 deputetëve. Nga ata që se votuan dy herët e kaluara, kësaj radhe sipas tyre Komisioni […]
Dy hapa u kaluan, por nuk mjaftuan për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Sfida e dy seanca paraprake për votimin e raportit të Komisionit për verefikimin e mandateve këtë të shtunë kaloi me votat e 101 deputetëve.
Nga ata që se votuan dy herët e kaluara, kësaj radhe sipas tyre Komisioni ka pranuar dorëheqjet e Kabinetit qeveritar për shkak deklarimeve publike që janë bërë.
Gjithsesi, kjo i hapi rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pas kësaj, radha i erdhi partisë me më së shumti vota të dala nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje ta propozoj kandidaten për Kryeparlamentare.
Por për Haxhiun, nuk pati vota të mjaftueshme në tentimin e parë.
57 deputetë votuan për, duke e bërë të pamundur që Haxhiu, ta pasojë Glauk Konjufcën në krye të legjislativit.
Me vota kundër u deklaruan Lidhja Demokratike e Kosovës e 3 abstenime erdhën nga 3 deputetë të Nismës Socialdemokrate, ndërsa deputetë të tjerë prezent nuk votuan fare.
Edhe një herë, pas dështimit të parë, Konjufca e propozoi Haxhiun, e madje tentoi që t’i merrte me të mirë deputetët e partive të tjera që ta votonin atë.
Megjithatë, fjalët e tij qenë të pamjaftueshme dhe nuk u kalua shifra prej një minimumi të 61 votave, që do ta zgjidhnin Haxhiun.
Pas tentimit të dytë, seanca u mbyll nga kryesuesi Avni Dehari.
E për të hënën, partia opozitare e legjislaturës së tetë, AAK-ja tha se ia voton Kryekuvendarin Vetëvendosjes, por e kanë një kusht.
“Nëse do të ishin kandidatë për kryetar nga Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi, I votoj. Edhe Aleanca i voton”, ka thënë Ramush Haradinaj – Kryetar, AAK.
Por, nga Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk ka zbrapsje sa i përketë emrit për kryeparlamentare.
Këtë e konfirmoi vet kandidatja, Albulena Haxhiu.
“Duket që opozita po e mbanë të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes prandaj i përket Vetëvendosjes të jep propozimin e radhës do të jetë emri i njëjtë, faleminderit”, ka thënë Albulena Haxhiu – LVV.
Seanca e radhës do të mbahet të hënën, nga ora 15:00.















