Dështon të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Ilustrim

Për shkak se Prokuroria nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në seancë, ka dështuar të mbahet të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit Dejan Raciq, i cili ngarkohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.

Paraprakisht, gjykatësi i rastit Vesel Ismaili, njoftoi se gjykata ka shterur të gjitha mundësitë për sigurimin e të akuzuarit në procedurë penale dhe se është vendosur të mbahet gjykimi në mungesë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Ismaili njoftoi se rastin e ka pasur prokurorja Drita Hajdari, por e njëjta është pensionuar. Prezent në seancë ishte vetëm mbrojtësi i Raciq i caktuar sipas detyrës zyrtare, avokati Osman Mehmeti.

Ndryshe në këtë gjykatë, më 20 nëntor 2023 kishte filluar mbajta e gjykimit në mungesë edhe ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili po akuzohet për krime lufte në fshatin Reçak.

Gjykimi në mungesë parashihet me Kodin e Ri  të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakauzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 27 nëntor 2023, Dejan Raciq akuzohet se në cilësinë e ushtarakut rezervist të Serbisë, në kundërshtim me rregulltat e të drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë sulmit kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, me përdorimin e dhnës dhe veprime tjera çnjerëzore kishte kryer dhunim seksual nga gruas së nacionalitetit shqiptar.

Andaj, Raciq po akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 të Kodit Penal te Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika