Dështon zgjedhja e kryesuesit të KPK-së, shkak mungesa e kuorumi
Mungesa e një anëtareje të Këshillit Prokurorial, i ka pamundësuar këtij institucioni që të qojë përpara një pikë të rëndësishme për të, zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të ri. Votimi për këto dy pozita nuk u arrit të bëhej meqë mungonte njëra nga anëtarët, Jehona Grantolli, njëherësh edhe kandidate për dy pozitat e hapura Kryesuesi […]
Mungesa e një anëtareje të Këshillit Prokurorial, i ka pamundësuar këtij institucioni që të qojë përpara një pikë të rëndësishme për të, zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të ri.
Votimi për këto dy pozita nuk u arrit të bëhej meqë mungonte njëra nga anëtarët, Jehona Grantolli, njëherësh edhe kandidate për dy pozitat e hapura
Kryesuesi në largim Jetish Maloku, nuk është dukur aspak i lumtur me mungesën e saj, për të cilën tha se ishin njoftuar me vonesë, e se as administrata nuk kishte njohuri se ajo ndodhej në pushim vjetor.
“Vetëm pas dërgimit të ftesës bashkë me ditën dhe kohën e mbajtjes së këtij takimi jemi informuar nga një antarë me dy rreshta, se gjendet në pushim vjetor deri më 26 janar të këtij viti, pas asnjë vendim ne nuk kemi as administrata ska pranuar një vendim paraprak në pushim, dhe ne vetëm e kemi këtë njoftim. Ju e dini i njëjti anatër që sot mungon është edhe njëkohesisht ka aplikuar në dy poziita kyqe në sistemin prokuroria, në KPK, për pozitën kryesues dhe zvkryesues”, ka thënë Jetish Maloku – Kryesues në largim.
Megjithatë, nga anatërt e tjerë të Këshillit, u kërkua koordinim, para se të thirret mbledhja e radhës, që potencialisht do të jetë dita e martë e javës së ardhshme.
“Kërkojë që ne të koordinohemi dhe është obligim i juaji si kryesues në largim që jeni me të gjithë anatrët për faktin se gjithë tani e dimë se jemi 9 anatarë, dhe kourumi është me 9 antarë, mungesa e një anatarë pamundëson mbajtjen e takimit, dhe nuk kemi nevojë ne këtu ti lodhim mediat dhe shoqërinë civile, por ne mund të konsulltohemi mes veti, dhe të darkordohemi të gjithë për një datë kur do e mbajmë takimin e këshillit, ndërkaq mos ti mbetem obligim, antarja e cila sot mungon këtu ka njoftuar me kohë”, ka thënë Veton Shabani – Zv.kryesues i KPK-së.
“Të gjithë e kemi ditë nuk vjen kolegia jonë sepse ka nevojat e saj, sepse pushimi është një e drejtë e secilit puntorë që ta shfrytëzojë, përndryshe gjithmonë ka marr pjesë në takim, për propozimin tuaj për ditën e martë, ku jemi të gjithë nga agjenda që kam këtu, të martën jemi atje deri në orën 13:00, edhe po të vijmë me aeroplan nuk mund të vijmë këtu me në orën 14:00″, ka thënë Arian Gashi – Antarë i Këshillit.
Për Institutit e Kosovës për Drejtësi, kjo mbledhje ka qenë një tregues i nivelit të Këshillit, por edhe nevojës për reforma.
“Normalisht që cështjet e moskoordinimit në mes antarëve të Këshillit Prokurorial, për një proces kaq të rëndësishëm tregojnë se sa serioz dhe profesional është ky Këshill Prokuroria, ne kemi thënë në vazhdimsi që brenda KPK-së, nevojiten reforma të thella, e që fatkeqësisht Ministria e Drejtësisë, ka dështuar që ti bëjë”, ka thënë Lavdim Makshana- Hulumtues në IKD.
Aktualisht, në pozitën e kryesuesit është Jetish Maloku, kurse pozitën e zëvendëskryesuesit e mban prokurori Veton Shabani.
Ky i fundit është në mesin e tre emrave për të marr pozitën e kryesuesit të KPK-së, bashkë me Jehona Grantollin dhe Ardian Hajdarajn.















