Destinacioni më i popullarizuar për studentët

Gjatë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dominuar globin, duke qenë destinacioni më i popullarizuar universitar për studentë nga e gjithë bota.

Kështu, bashkë me rritjen e mundësive të ndryshme, si mësimi i gjuhës angleze në vendet e tjera, shumë studentë ende zgjedhin të studiojnë në SHBA.

Ekzistojnë disa arsye pse studentët ndërkombëtarë zgjedhin të studiojnë në SHBA, të cilat i gjeni të renditura më poshtë, për të parë se çfarë i veçon universitetet e këtij vendi.

Diplomat amerikane kanë një reputacion të shkëlqyeshëm ndërkombëtar

Tashmë është e ditur që universitetet e larta në SHBA vazhdojnë të qëndrojnë midis institucioneve arsimore të renditura më së miri në botë.

Pjesërisht, kjo ka të bëjë me atë se sa janë financuar dhe mbështetur universitetet amerikane, por, gjithashtu, ka të bëjë me standardet e larta akademike dhe kërkesat rigoroze që ata përçojnë tek studentët e tyre.

Me klasat e tyre gjithmonë në ndryshim dhe në zhvillim, këto universitete vazhdojnë të tërheqin studentë nga e gjithë bota, dhe po punojnë me guxim çdo vit për të ndryshuar arsimin që japin, në mënyrë që studentët e huaj nga e gjithë bota të jenë të përgatitur të kthehen në shtëpi, dhe të gjejnë mundësi të mrekullueshme për karrierë.

Universitetet amerikane janë “kulla” të larmisë kulturore

Pothuajse çdo universitet në SHBA e konsideron diversitetin si një nga shtyllat e tyre përcaktuese.

Historikisht, ka pasur një përpjekje të fortë brenda strukturës së këtyre institucioneve të arsimit të lartë për të rritur numrin e mundësive arsimore, dhe për ta bërë diversitetin kulturor qendror në përpjekjet për regjistrim dhe pranim.

Studentët shpesh vërejnë se klasat dhe konviktet e tyre janë plot me studentë nga çdo kombësi, fe ose etni, dhe të kesh qasje dhe kontakte me kaq shumë prejardhje kulturore e bën përvojën shumë më drithëruese.

Studimi jashtë vendit, në përgjithësi, është një mënyrë për të ushqyer tolerancën dhe hapjen tuaj ndaj kulturave të tjera, gjithashtu ai shton një dimension tjetër, duke u ekspozuar jo vetëm ndaj kulturës amerikane, por ndaj gjuhëve dhe besimeve të njerëzve në të gjithë botën.

Universitetet amerikane ofrojnë mbështetje të shkëlqyer

Në një përpjekje për ta bërë më të butë kalimin tuaj në një universitet amerikan, këto institucione ofrojnë mjaft mbështetje për të përgatitur studentë ndërkombëtarë për klasat e tyre.

Përmes punëtorive të ndryshme, kurseve të praktikës në gjuhën angleze, orientimeve dhe trajnimeve, studentëve të huaj u jepet shumë ndihmë për t’i bërë ata të gatshëm për klasat e tyre.

Për më tepër, ka disa përpjekje për t’ua lejuar studentëve ndërkombëtarë mundësinë për të qëndruar në SHBA pasi të diplomohen, në mënyrë që ata të mund të ndjekin një karrierë të mrekullueshme në disa nga kompanitë më të mëdha në botë.

Në vitin 2016, është bërë një përpjekje masive për të lejuar të diplomuarit nga fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) të qëndrojnë në SHBA për 24 muaj, për të marrë përvojë pune dhe për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Me këtë mundësi, ju keni shansin të kërkoni punë në fusha që kërkojnë gjithmonë studentë ambiciozë dhe të zellshëm, dhe me këtë shtrirje, ju mund të qëndroni në SHBA për të gjetur bazat tuaja në disa prej kompanive më të mëdha.

Universitetet amerikane investojnë në përvojat në klasë

Derisa teknologjia vazhdon të përtërijë dhe të ndryshojë mënyrën e shpërndarjes së informacionit, klasat e universiteteve po përpiqen të ecin në hap me përshpejtimin e shpejtë të ideve.

Duke u dhënë studentëve më shumë akses në klasat e bazuara në internet, duke përdorur teste të bazuara në kompjuter, dhe duke i lejuar studentët të përdorin laboratorë dhe burime të ndryshme, universitetet janë në gjendje t’ju japin përvojën më të fundit dhe më moderne në klasë që mund ta imagjinoni.

Më poshtë gjeni të renditura universitetet me teknologjinë më të lartë në SHBA:

  • California, “Institute of Technology”
  • Cornell University
  • “Institute of Technology” , Massachusetts
  •  University of Carnegie Mellon
  • University of California, Los Angeles

Me këto aftësi të përparuara dhe qasjen në të gjitha llojet e burimeve, universitetet amerikane e mbajnë arsimin të përditësuar, me të gjitha pajisjet dhe përvojat tërheqëse virtuale, me të cilat kjo gjeneratë e studentëve tashmë është mësuar.

Nëse studioni në SHBA, do ta gjeni veten menjëherë të njohur me mënyra të reja të studimit, mësimit, dhe kërkimit.

Universitetet amerikane ofrojnë një mjedis akademik fleksibil

Studimi jashtë vendit në Amerikë siguron një mjedis ideal për studentët, i karakterizuar nga metoda fleksibile të arsimit dhe procese të zhvillimit të vazhdueshëm për studentët në fusha të ndryshme të studimeve.

Varësisht nga pikat tuaja të forta, interesat dhe qëllimet, universitetet e SHBA-së, qëllimisht zhvendosin strukturat e tyre të klasës dhe metodat e udhëzimit për ta bërë mësimin tërheqës, dhe, në të njëjtën kohë, të rëndësishëm për domenin tuaj.

Studentët nuk kanë asnjë detyrim të paraqiten në çdo leksion dhe të qëndrojnë tërë kohën.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika