(DETAJE) Çfarë thotë raporti i IKSHPK-së për ndotjen e ujit në pishinën e Gërmisë?
Televizioni Dukagjini ka siguruar ekskluzivisht raportin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili konfirmon ndotjen e ujit në Pishinën e Gërmisë. Sipas analizës së datës 21 korrik, inspektorët kanë konstatuar vizualisht prani të algave dhe papastërti në ujë, si pasojë e rritjes së nitrateve (NO3), që dyfishojnë vlerat e lejuara. Kjo […]
Televizioni Dukagjini ka siguruar ekskluzivisht raportin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili konfirmon ndotjen e ujit në Pishinën e Gërmisë.
Sipas analizës së datës 21 korrik, inspektorët kanë konstatuar vizualisht prani të algave dhe papastërti në ujë, si pasojë e rritjes së nitrateve (NO3), që dyfishojnë vlerat e lejuara.
Kjo ndotje dyshohet të ketë ardhur nga prania e lëndëve organike si djersa dhe urina.
Raporti i analizave të datës 22 korrik tregon gjithashtu se numri i bakterieve mezofile është mbi kufijtë e lejuar, duke rritur rrezikun për shëndetin publik.
Si masë parandaluese për mbrojtjen e qytetarëve nga infeksione të syve, infeksione të veshëve, lëkurës dhe infeksione gastrointestinale, pishina është mbyllur përkohësisht deri në përmirësimin e cilësisë së ujit.
Mostrat e reja të ujit pritet të merren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të monitoruar gjendjen dhe për të vendosur për hapjen e pishinës.















