Detaje ekskluzive: Si përpunohet heroina në Varosh të Ferizajit

Në fshatin Varosh të komunës së Ferizajit, për një periudhë disa mujore është përpunuar droga e llojit të rrallë Kaptagon, narkotik sintetik. Kaptagon është një pre llojeve të drogës heroinë. RTV Dukagjini ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajit për caktim të masës së paraburgimit ndaj 15 të dyshuarve të përfshirë në këto veprime, e cila zbardhë shumë detaje

Një sasi e rrallë droge për muaj të tërë po përpunohej në fshatin Varosh të Ferizajit.

Lënda narkotike “Kaptagon”, që bën pjesë në llojin e drogës heroinë, po përgatitej në laboratorin e improvizuar në shtëpinë e M.Sh.

M.Sh është njëri nga 15 të arrestuarit në njërin prej aksioneve më të mëdha kundër narkotikëve nga Policia e Kosovës, të cilët u arrestuan përgjatë së hënës.

RTV Dukagjini ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktim të paraburgimit ndaj të arrestuarve.

Në këtë kërkesë jepen detaje se si kosovarë e turq bashkëpunuan në krijimin e një rrjeti të madh për shitjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike.

“Të pandehurit kanë vepruar si anëtar grupi dhe kanë poseduar me qëllim të shitjes 67 kilogramë narkotikë të llojit heronë, të cilën e kanë marrë në Iran dhe përmes Republikës së Turqisë e kanë sjellur në Republikën e Kosovës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Më tej, dosja e Prokurorisë tregon se si shtëpia e M.Sh u shndërrua në laborator.

“Këta të pandehur si laborator të improvizuar e kanë shfrytëzyar shtëpinë e të pandehurit M.SH, nga fshati Varosh i Ferizajit. Grupi ka funksionuar nga fillimi i vitit 2021 e deri në datën e ndalimit më 23.05.2022”, thuhet më tej.

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar gjatë së martës që të gjithë të arrestuarve t’u caktohet masa e paraburgimit.

Seanca ka nisur nga ora 16:30.

Avokatët e përfshirë në këtë rast tregojnë se shumica e mbrojtësve u caktuan në bazë të detyrës zyrtare.

”Unë, si në cilësinë e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare e mbrojë një shtetas të Republikës së Turqisë, Murat Ilmaz. Isha në polici, i mbrojturi im mbrohej në heshtje”, ka thënë Elmaz Zenuni, avokat.

“Mbrëmë rreth mesnatës, Policia e Kosovës, stacioni policor në Ferizaj kanë kërkuar një avokat sipas thirrjes zyrtare, për një ndër të pandehurit. I njëjti është paraqitur në mënyrë vullnetare pasi ka kuptuar se policia do ta intervistoj”, ka thënë Besmir Rrahmani, avokat.

E nga ana tjetër, Reshat Murseli që drejton njësitin e anti-drogës në Policinë e Kosovës, tregon se hetimet u zhvilluan për një kohë të gjatë.

“Hetimet janë zhvilluar për një periudhë shtatë muaj në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda dhe Gjykatën në Ferizaj. Hetimet të cilat kanë rezultuar gjatë kësaj periudhe kohore, vërtetojnë se të dyshuarit kishin për qëllim, pasi që ata kishin bërë përpunimin në një laborator, kanë pasur për qëllim tregtimin e kësaj droge jashtë territorit të Kosovës”, ka thënë Reshat Murseli, drejtor i Anti-Drogës.

Një ditë më parë Polica e Kosovës ka zhvilluar edhe një operacion tjetër antidrogë në veri të Kosovës.

Në vendin e quajtur Izvor, ëshë zbuluar dhe shkaktërruar një laborator për përpunimin e kanabisit, ndërsa vlera e pajisjeve dhe fijeve të kanabisit shkon në mbi 6 milionë euro.

Kaptagon është një prej llojeve të drogës heroinë.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika