Detaje nga rasti ku ishte përfshirë Nysret Cena, Gjykata e kishte shpallur të pafajshëm

Nysret Cena është personi që ka mbetur i vrarë në mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Cena ka qenë i akuzuar në dy raste të ndryshme, por që kishte dalë i pafajshëm. Ai ka qenë i akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, por në vitin 2013 ishte liruar nga akuzat. Cena doli i pafajshëm në këtë rast.

Nysret Cena ishte një nga tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në vitin 2007 në fshatin Soponicë, pranë Kaçanikut. Edhe nga ky rast Cena doli i pafajshëm.

Se ai është liruar pasi është vërtetuar se nuk i ka kryer veprat penale për të cilat ishte akuzuar nga Prokuroria, e thotë edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Portalin Dukagjini.

 “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 07 shkurt 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin  P.nr.459/2009 në çështjen penale kundër të akuzuarve B.H, SH.Q dhe N.C për veprën penale Vrasje e rëndë në kundërshtim me nenin 147, paragrafi 1, nënparagrafi 3, 8 dhe 9, neni 23 I KPK-së , Vrasje e rëndë në tentativë në kundërshtim me nenin 147, paragrafi 1 nënparagrafi 3, e lidhur me nenet 20 dhe 23 të KPK-së, Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve në kundërshtim me nenin 328, paragrafi 2 I KPK-së, si dhe kundër të akuzuarit  A.V për veprën  penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve në kundërshtim me nenin 328, paragrafi 2 I KPK-së”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Sipas gjykatës, të akuzuarit B.H dhe SH.Q janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 33 vjetësh për secilin veç e veç për veprat penale si më lart.

Ndërsa, i akuzuari A.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 mijë eurosh, për veprën penale si më lart.

“I akuzuari N.C në pajtim me nenin 390, paragrafi 3 i KPPK-së, lirohet sepse nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat ishte akuzuar nga Prokuroria”, vijon përgjigja.

Portali Dukagjini ka siguruar pjesën hyrëse të Aktgjykimit P.nr.459/2009.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Vritet një 48-vjeçar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

“Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete, ndërsa më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48-vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shija e redaktorit

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e...

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11...

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Më të lexuarat

‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të...

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi...

“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër, u mbajt një javë pas...

Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve. Kështu ka raportuar ditë më parë mediumi...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25-vjeçari nga Kosova...

Një 25-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D,...

Të fundit nga rubrika