Detaje nga takimi Kurti-Sorensen, u diskutua për dialogun, letrën e ish-kryeministres serbe si dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të mërkurë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”,thuhet në njoftim.

Ai ia ka shprehur Sorensenit gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënies me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel, por ka treguar edhe gjërat që janë me rëndësi thelbësore, përfshirë edhe dorëzimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq, që akuzohet se ishte udhëheqës i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Kurti shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel, duke theksuar rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara”, thuhet në njoftim.

Kurti, mes tjerash, nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika