Detaje rreth rastit të vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva

Një 18-vjeçar nga Podujeva vdiq në QKUK pasi u godit me makinë dhe u rrah më 14 janar. Dy të dyshuarit, të moshës 17 vjeçare, janë arrestuar, Të dyshuarit, A.A dhe E.K, kanë qenë fqinjë me viktimën

Ilustrim

Një 18-vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë së shtunës, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, më 14 janar.

Burime të Dukagjinit brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar të moshës 17 vjeçare.

Dhe atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh – për veprën penale “vrasje në tentativë”, pasi masa iu ishte caktuar 5 ditë para se të vdiste 18 vjeçari.

“Për këtë rast janë arrestuar dy persona A.A dhe E.K, nga Podujeva, ndaj të njëjtëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale “ vrasje ne tentative” për shkak se paraburgimi është caktuar me datën 15.01.2024 kur viktima nuk kishte ndërruar jetë akoma. Të dyshuarit janë të moshës 17 vjeçare dhe kanë qenë fqinjë me viktimën”, kanë thënë për Dukagjinin.

Siç mëson Dukagjini i dyshuari me inicialet E.K është recidivist, ka qenë i dënuar dhe është liruar me kusht.

Për këtë rast kishte njoftuar edhe Policia në raportin e saj 24-orësh, duke bërë të ditur se persona ishin arrestuar, ndërsa në vend të ngjarjes ishte konfiskuar një thikë dhe një veturë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, kishe njoftuar për rastin e tentimvrasjes Policia në raportin 24-orësh të 15 janarit.

Kurse, vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Agreta Gashi, e cila ka bërë të ditur se i njëjti tash e gjashtë ditë ishte duke u trajtuar në Mjekim Intensiv dhe kishte lëndime të rënda në kokë.

“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Në rastin i cili dyshohet të ketë ndodhur më 14 janar, i riu nga Podujeva u godit me veturë dhe më pas u rrah nga dy persona me shufra metalike, në rrugën “Drenica”.

Ndërkaq, në lidhje më këtë familjarë të 18-vjeçarit të cilët kanë treguar për mediat kosovare se si ka rrjedhur ngjarja.

“Unë jam axha i tij. L. si 18 vjeçar ka qenë punëtorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kriminele shqiptare. E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar L., i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka thënë axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu.

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika