Detaje shtesë për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, fletë Malë Gashi
Ndihmës i komandantit në Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë, Malë Gashi për RTV Dukagjinin e ka thënë se ekipi i zjarrfikësve ka arritur ta shuaj zjarrin në Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Më tej ai ka thënë se zjarri ka ndodhur brenda objekti, ku janë djegur disa dokumente. Por në pyetje se kush mund […]
Ndihmës i komandantit në Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë, Malë Gashi për RTV Dukagjinin e ka thënë se ekipi i zjarrfikësve ka arritur ta shuaj zjarrin në Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Më tej ai ka thënë se zjarri ka ndodhur brenda objekti, ku janë djegur disa dokumente.
Por në pyetje se kush mund të jetë shkaktar i këtij zjarri, ai ka thënë se kjo punë është inspektorëve.
Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr.
Ndërsa sipas tyre, për ta shuar zjarrin në objektin e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, reagimi i zjarrëfikësve ka qenë i menjëhershme dhe nuk ka dëme nga zjarri.
“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në komunikatën Ministrisë së Drejtësisë.
“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, thuhet në komunikatën e tyre.















