Detaje të reja lidhur me aksionin “Gropa” në Ferizaj ku u konfiskuan 70 kg drogë, arrestohen 15 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve ka shkuar në 15, ku 6 prej tyre janë shtetas të Turqisë

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, të hënën e 23 majit, kanë realizuar aksionin “Gropa”, me ç’rast janë bastisur dhe kontrolluar disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar rreth 70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe disa pajisje për përpunimin e saj.

Lidhur me rastin, numri i të arrestuarve ka shkuar në 15, ku nëntë prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë të tjerë shtetas të Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Më 23 maj, gjatë një plani operativ në tri lokacione të ndara në regjionin e Ferizajt, janë gjetur dhe konfiskuar 73 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, para, telefona dhe vetura. Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 15 të dyshuar meshkuj, nëntë kosovarë dhe gjashtë shtetas të Turqisë”, thuhet në raport.

Ndryshe, në afërsi të kufirit me Serbinë në veri të Kosovës, përkatësisht në Izvor, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, të hënën e 23 majit ka zhvilluar edhe një aksion tjetër.

Gjatë këtij aksioni, është zbuluar laboratori i kultivimit të drogës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Po ashtu, është raportuar se ka pasur të shtëna armësh në drejtim të policisë.

Nga të shtënat, gjatë aksionit policor kundër krimit të organizuar, nuk ka pasur të lënduar.

Aksioni i doganës dhe policisë së Kosovës është cilësuar si i suksesshëm edhe nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe, duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës!”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Gjatë aksionit në veri, Policia e Kosovës ka hasur edhe në një laborator për përpunim dhe prodhim të substancave narkotike.

Vlera e drogës së konfiskuar nga zbulimi i laboratorit kultivues të drogës në Izvor afër kufirit me Serbinë, ka rezultuar të jetë gjashtë milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Si u zbulua laboratori i drogës, gjithçka nga aksioni në Veri

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika