Detaje të reja nga vetëvrasja e Sokol Halilit

Pamje nga shtëpia e familjes së Sokol Halili





Burime të RTV Dukagjinit, kanë mësuar se Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, e ka vrarë veten në shtëpinë e familjes së tij, në fshatin Davidovc të Shtimes.

Në shtëpi, në momentin e vetëvrasjes, bashkë me të, kishin qenë edhe familjarët e tij.

Ndërkaq, njësia speciale është duke qëndruar ende në vendin e ngjarjes në fshatin Davidovc.

Vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar para pak minutash ministri Xhelal Svecla, i cili tha se përkundër tentativës së policisë për ta bindur për vetëdorëzim, ai e vrau veten.

Halili ishte që nga e mërkura në arrati, pasi e kishte vrarë bashkëshorten e tij, e cila ishte shtatzënë. Krimin, ai e kishte kryer në oborrin e QKUK-së, pranë Gjinekologjisë.

Familjarët e gruas së vrarë kishin dhënë detaje se vrasësi në të kaluarën kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Gruaja e cila u vra nga burri i saj, para se të vritej kishte urdhërmbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Ajo u varros sot në fshatin Llugagji të Lipjanit.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika