Detajet e kërkesës për paraburgim ndaj tri infermiereve (DOKUMENT)

Rtv Dukagjini e ka siguruar dokumentin e kërkesës së Prokurorisë së Pejës





Gjykata e Pejës mbrëmjen e së enjtes ka vendosur që tri infermiereve të cilat ishin të përfshira në keqtrajtimin e një gruaje 70-vjeçare, t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Rtv Dukagjini e ka siguruar dokumentin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë, për infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

Në arsyetimin e prokurorisë thuhet se me datën tre nëntor të këtij viti është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve nga ora 13:00.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur për shkak se prokuroria dyshon se të pandehurat mund të ndikojnë te dëshmitarët dhe mund ta pengojnë rrjedhën e hetimeve.

Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tri infermiereve, të cilat dyshohen se kanë keqtrajtuar fizikisht një grua në Qendrën për të moshuar në Pejë.

Kjo masë, sipas prokurorisë, është caktuar se ato mund të ndikojnë në dëshmitarë, të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale.

“Të pandehurave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave, konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë, ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale, e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se nëse të pandehurat lihen në liri, ekziston rreziku që ta përsërisin veprën penale.

Në njoftim thuhet edhe se gjykata e ka vlerësuar edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave “mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale”.

Gjatë ditës së mërkurë, ishin publikuar pamjet ku shihej e dyshuara kryesore Aurona Pelaj, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesën e barkut një grua të moshuar, 70-vjeçare.

Një nga të dyshuarat shihet duke qeshur dhe qëndruar indiferente ndaj dhunës që shkaktohej ndaj gruas. Kurse tjetra ishte duke e xhiruar atë që ndodhte.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika