Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të punimeve në segmentin e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, janë vendosur devijime të përkohshme në itineraret e disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban.
Sipas njoftimit, devijimet vlejnë për segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, njofton Dukagjini.
Linjat e prekura nga ndryshimet në qarkullim janë: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25.
Trafiku Urban ka njoftuar se itineraret e përkohshme për secilën linjë janë publikuar në materialet shoqëruese të njoftimit.
Devijimet do të jenë në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen për qarkullim të segmentit rrugor.
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe dhe kanë bërë thirrje që udhëtarët të marrin parasysh ndryshimet në itinerare.