“Devilwalk”, trajneri i ri i BNE-së

BNE është bërë me trajneri të ri, në radhët e tyre ka zbarkuar suedezi, Jonatan "Devilwalk" Lunberg

BNE, trajneri i i ri, Jonatan Devilwalk Lundberg (ilustrim)

Bad News Eagles kanë njoftuar se kanë shtuar, Jonatan “Devilwalk” Lundberg, në ekip si trajnerin e tyre të ri.

Suedezi vjen për të zëvendësuar Klestin “⁠stikle-⁠” Kola, i cili u nda me skuadrën në fillim të dhjetorit për shkak të dallimeve në vizionet e tyre.

Devilwalk ka deklaruar se ka pasur oferta të tjera nga organizata të themeluara, por ka vendosur të zgjedhë skuadrën kosovare, e cila ka qenë në kërkim të mbështetjes vitin e kaluar.

Ai në një deklaratë për HLTV, ka ndarë arsyetimin e tij, se pse u bë pjesë e ekipit kosovar.

“Zgjodha BNE sepse më pëlqejnë vërtet djemtë. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por unë besoj në atë që ata po bëjnë dhe mendoj se ka potencial të madh për përmirësim. Është një ëndërr e lagësht e trajnerëve, me aftësi të larta me shumë detaje për t’u zbatuar,” ka thënë Devilwalk.

Ai ka thënë se nuk shqetësohet për barrierën gjuhësorë, që mund të iu nxjerrë problem gjatë lojës.

“Unë nuk shqetësohem për pengesën gjuhësore sepse të gjitha thirrjet janë ende në anglisht edhe nëse flasin shqip, kështu që me pamjet vizuale mund të përcaktoj atë që thuhet në një shkallë mjaft të saktë dhe vetëm do të përmirësohet.”

Lojtari I BNE-së, Dionsi Budeci, i njohur në lojë si “sinnopszy” ka thënë se ky është një hap shumi madh për ta dhe janë të lumtur që Devilwalk është bërë pjese e tyre.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika