Dha jetën për të shpëtuar të tjerët nga mbytja në det

Anri kashiku, ka humbur jetën duke i shpëtuar jetën dy personave të tjerë, nga mbytja në det

I riu 18-vjeçar, Anri Kashiku

Anri Kashiku ka humbur jetën duke i shpëtuar nga mbytja të vëllanë dhe shokun, por nuk arriti të dalë i gjallë në bregdet, ndërsa u mbyt.

I ndjeri ishte me vend banim në Angli dhe kishte ardhur për pushime në Shqipëri por i gjithë ky pushim u kthye në tragjedi.

Në mungesë të rojeve bregdetare, i riu kishte marrë rolin e tyre, dhe ishte futur në ujë që t’iu ofronte ndihmë të tjerëve por që nuk doli i gjallë nga aty.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 12:00-13:00 deti ka filluar të trazohet dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.

I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pdealonen në breg.

18-vjeçari hero ia doli të shpëtonte dy të miturit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpresat për ta gjetur të gjallë Kashikun u shuan pasi kaloi kohë dhe nga i riu nuk dukej asnjë shenjë.

Policia njoftoi më vonë se kishte gjetur trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Pas shumë minutash, trupi i pajetë i Anri Kashikut t është gjetur rreth 20 metra nga bregu i detit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika