Dhjetë persona të vrarë pas të shtënave në një supermarket në Buffalo, New York

Në total, dhjetë persona kanë humbur jetën në New York, si pasojë e të shtënave masive që ndodhën me motive racore

Një adoleshent i armatosur ka hapur zjarr në një supermarket në Buffalo, New York, të shtunën e 14 majit. Si pasojë e këtij sulmi, kanë mbetur të vrarë dhjetë persona, ndërsa tre të tjerë të plagosur.
Autoritetet në Buffalo kanë thënë se të shtënat masive ishin me motive racore.
I dyshuari raportohet se kishte udhëtuar për disa orë për të arritur në Buffalo, ku jeton komuniteti i madh i afroamerikanve. Ai ishte futur në një supermarket, të quajtur “Tops”, ku edhe ka hapur zjarr.
Sulmuesi është identifikuar si Payton Gendron, 18-vjeçar nga Conklin, i cili është gjykuar të shtunën në mbrëmje përpara gjykatësit në Gjykatën e qytetit Buffalo, Craig Hannah, me një akuzë për vrasje të shkallës së parë.
Për këtë sulm, i dyshuari ka përdorur edhe një kamerë për transmetim live në internet.
Oficerët e policisë në vendngjarje pas të shtënave masive në një dyqan ushqimor Tops në Buffalo të New York

Të shtëna në New York, nuk dihet numri i të plagosurve

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika