Dhjetë të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Klinë

Të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë ka njoftuar Policia e Kosoves.

Policia ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa bëhet e ditur se ka ndodhur në fshatin Mrasor.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Janë raportuar dhjetë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë , Vlera Krasniqi.

Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente.

nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës është bërë e ditur se rreth orës 19:10 në repartin e Emergjencës janë pranuar 15 persona të lënduar, pothuajse në të njëjtën kohë, si pasojë e tri aksidenteve të ndryshme të trafikut, të ndodhura në Mrasor, Rahoves dhe Gjakovë.

Nga Spitali është thënë se tre pacientë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë, pesë janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, një paciente shtatzënë është pranuar në Gjinekologji, ndërsa në repartin e Pediatrisë është pranuar një fëmijë. Katër pacientë pasi kanë marrë trajtim janë liruar në shtëpi.

Të fundit nga rubrika