Dhjetë të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në Francë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qytetin Lyon të Francës, ku kanë mbetur të vdekur dhjetë persona, pesë prej tyre raportohet se janë fëmijë

Pamje nga vendi i ngjarjes në Lyon të Francës

Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një ndërtesë banimi pranë qytetit Lyon të Francës, kështu ka bërë të ditur qeveria lokale.

Zyrtarët policorë lëshuan një deklaratë, duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin, raporton BBC.

Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona ishin në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar për lëndime të lehta.

Po ashtu, policia ka thënë se zjarri u raportua fillimisht te shërbimet e urgjencës në orën 3:12 të mëngjesit, kurse në orën 3:25 të mëngjesit, rreth 170 zjarrfikës dhe 65 kamionë zjarrfikës ishin në vendngjarje.

Ndërkaq, policia franceze ka thënë se shkaku i zjarrit nuk dihet akoma në këtë fazë.

Perimetri i sigurisë në Lyon, Francë pas ngjarjes

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmanin, ka thënë se shkaku i zjarrit nuk dihet ende, duke vlerësuar punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”.

Gjithashtu, ai ka thënë se ka pasur kontakt me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili ka premtuar se do të hapej një hetim për origjinën e zjarrit.

Ai ka shtuar se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.

Ndërkaq, një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë të premten.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika