Dhjetë të vdekur pas një sulmi të armatosur në një burg në Meksikë
Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën Veriore, pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr në objekt. Të dyshuarit mbërritën jashtë burgut shtetëror, Chihuahua, pak pas orës 07:00, me automjete të blinduara dhe filluan të qëllonin mbi rojet, thonë autoritetet, raporton BBC. Dhjetë u vranë, […]
Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën Veriore, pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr në objekt.
Të dyshuarit mbërritën jashtë burgut shtetëror, Chihuahua, pak pas orës 07:00, me automjete të blinduara dhe filluan të qëllonin mbi rojet, thonë autoritetet, raporton BBC.
Dhjetë u vranë, së bashku me katër të burgosur, gjatë sulmit brutal në qytetin kufitar të Ciudad Juarez.
Policia thotë se rreth 24 të burgosur u arratisën.
Përleshjet brenda burgut, ku të burgosur nga bandat e ndryshme kriminale dhe kartelet e drogës janë vendosur në blloqe qeli të veçanta, lanë gjithashtu 13 të plagosur.
Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut, ndërsa jashtë u mblodhën të afërmit, duke u përqafuar dhe duke qarë duke pritur lajmin.
Policia thotë se rreth 24 të burgosur u arratisën.
Një grua ka thënë se sulmuesit ishin të veshur me të zeza, ishin më të armatosur se policia dhe po qëllonin në çdo automjet që kalonte.
Ndërkaq, ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për t’i mbështetur autoritetet lokale pas kësaj.
Burgu ishte gjithashtu vendi i një kryengritjeje gushtin e kaluar, në të cilën, një trazirë brenda burgut u shpërnda në rrugë, duke vrarë 11 njerëz.
Prokurorët në qytetin, i cili ndodhet përtej kufirit nga El Paso, Teksas, kanë premtuar një hetim për sulmin e fundit.















