Dhjetë të vdekur pas shembjes së çatisë së kishës në Meksikë

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe 49 të tjerë janë lënduar pas shembjes së çatisë të një kishe në Meksikë

Shembja e çatisë së Kishës në Meksikë

Dhjetë persona dyshohet se kanë vdekur e mbi 20 të tjerë janë bllokuar në një kishë në Meksikë pasi këtij objekti iu shemb çatia, ka raportuar BBC-ja të hënën.

Mediat lokale kanë raportuar se 49 persona janë dërguar në spital, e në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, që thanë se të paktën 100 persona gjendeshin në meshë në momentin kur çatia ra.

Një numër fëmijësh besohet të jetë në mesin e të bllokuarve, ndërsa tentativat për shpëtim po vazhdojnë.

Imazhet në rrjetet sociale shfaqin ndërtesën e kishës në rrënoja, ndërsa njerëzit u tubuan rreth tyre duke kërkuar për të bllokuarit.

“Kisha ishte e mbushur me rreth njëqind njerëzit dhe ishin rreshtuar për të marrë kungimin dhe atëherë çatia ra sipër tyre. Tulla, beton dhe struktura mbështetëse të çelikut iu ranë në kokë njerëzve”, ka deklaruar gazetari meksikan Franc Contreras, që raportoi nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika