Dhjetë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë në Malajzi

Ekipet e shpëtimit duke punuar në vendin e ngjarjes së rrëzimit të njërit prej dy helikopterëve që u përplasën në ajër në Malajzi, 23 prill, foto AP.

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan gjatë stërvitjeve të martën në Malajzi, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 10 personave në bord.

Siç ka raportuar marina malajziane, helikopterët po kryenin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit për festën e 90-vjetorit të marinës, kur ndodhi aksidenti.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e marinës, duke shtuar se mbetjet mortore janë dërguar në spital për identifikim.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin AW139, i cili shërben për operacione detare, ka thënë marina, duke bërë të ditur se tre pjesëtarë të tjerë ishin në helikopterin e lehtë, Fennec, prodhim i Airbusit evropian.

Mediet lokale, sipas REL-it, raportuan se AW139 u rrëzua pranë një kompleksi sportiv në bazën e marinës, ndërsa Fennec ra në një pishinë pranë.

Marina malajziane gjithashtu ka thënë se do të ndërhyjë për të kryer një hetim, për të zbuluar shkaktarin e aksidentit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika