Dhjetëra njerëz të shtruar në spital nga rrjedhja e amoniakut në Serbi

Të dielën e 25 dhjetorit, një tren mallrash që transportonte amoniak doli nga shinat në Serbinë lindore.

Si pasojë e kësaj, dhjetëra njerëz kanë mbetur të helmuar, ndërsa një autostradë kryesore ndërkombëtare është mbyllur.

Kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve “Associated Press”, ku theksohet se në qytetin e Piroti-it, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Autoritetet serbe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Mediat serbe kanë raportuar se dhjetëra njerëz janë shtruar në spital.

Për shkak të dukshmërisë së kufizuar që thuhet se është shkaktuar nga rrjedhja, disa makina u përplasën në autostradën kryesore, e cila të çon në Bullgari në një kohë trafiku të ngjeshur, për shkak të festave të Krishtlindjeve.

Policia mbylli autostradën dhe ridrejtoi trafikun në rrugët lokale. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat.

Rrjedhjet e gazit të amoniakut mund të jenë të ndezshme dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze apo edhe vdekje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika