Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës për të pritur shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Një pjesë e qytetarëve kanë kaluar edhe natën në shesh, ndërsa që nga orët e hershme të mëngjesit janë mbledhur të tjerë, në pritje të vendimit.
Shpallja e aktgjykimit pritet të nisë nga ora 10:00 në Hagë, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
