Dhjetëra të akuzuar për trazirat e 8 janarit në Brazil

Ilustrim

Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër 39 personave, të dyshuar për përfshirje në trazirat që kanë ndodhur në ndërtesën e Senatit më 8 janar.

Mijëra mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro, i kanë sulmuar ndërtesat qeveritare, pas humbjes së tij në zgjedhje vitin e kaluar.

Në padi është thënë se individët – të cilët nuk janë identifikuar – kanë përdorur dhunën dhe kërcënime për ta shkatërruar demokracinë, shkruan BBC.

Bolsonaro ka thënë se ndjen keqardhje për trazirat, mirëpo e mohon se i ka shkaktuar ato.

Qindra persona janë arrestuar pas ngjarjeve të 8 janarit, meqë ndërtesa presidenciale, Kongresi dhe Gjykata Supreme janë vandalizuar, pasi protestuesit kanë tentuar të hyjnë në to.

Dhjetëra zyrtarë policorë janë plagosur dhe skenat janë dënuar nga shumë liderë botërorë.

Kërcënimet ndaj rendit demokratik përbëjnë çështje të ndjeshme në këtë shtet, ku regjimit ushtarak i është dhënë fund më 1985.

Bolsonaro aktualisht është në Shtetet e Bashkuara, ashtu që t’i shmanget pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij – veteranit të krahut të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva.

Fitorja e Lulas në zgjedhjet e tetorit, pati zemëruar mbështetësit e Bolsonaros.

Lula, ish-president, është shpallur fajtor në akuzat për korrupsion më 2017 dhe ka qenë në burg, para se të anulohej dënimi i tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika