Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti

Raportohet se numri i të vdekurve mund të rritet

Të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur në Haiti pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës, thanë autoritetet e emergjencës të Haitit.

Njëmbëdhjetë të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur dhe mbi 13.000 janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet.

Qyteti i goditur më së rëndi është Leogane, në jug-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, ky tre lumenj kanë dalë nga shtretërit.

Në përgjithësi, gjysma e zonave në vendin e varfër të Karaibeve janë prekur nga këto vërshimet, shkruan REL.

Vendasja Phania Cange e humbi shtëpinë e saj, e cila u rrëmbye nga vërshimet. Ajo arriti ta shpëtojë njërin nga fëmijët e saj, por fëmija tjetër i saj, tre vjeç, vdiq nga përmbytjet.

“Rrezikova t’i humbisja dy fëmijët, por Zoti ma la tjetrin të varur për një pemë”, tha Cange.

Kryetari i zonës së Leogane, Ernson Henry, tha se banorët e qytetit ishin “të dëshpëruar”.

“Ata kanë humbur gjithçka. Ujërat ua kanë shkatërruar fushat, ua kanë shpërndarë kafshët shtëpiake”, tha ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

Raportohet se numri i të vdekurve mund të rritet.

Kryeministri Ariel Henry tha se qeveria e tij, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, po “merrte masa urgjente” për ta luftuar këtë katastrofë.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha se do të fillonte t’i furnizonte të gjithë njerëzit e zhvendosur me racione të ushqimit të nxehtë.

Infrastruktura e vendit është dëmtuar nga tërmetet e shumta të mëdha. Operacionet e shpëtimit vështirësohen nga problemet e vazhdueshme të Haitit me bandat kriminale, që kontrollojnë shumë zona të vendit.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika