Dhjetëra të vrarë nga të shtënat me armë në SHBA, i dyshuari në arrati

Një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Luiston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë dhjetëra njerëz

Një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Luiston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë dhjetëra njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë, raporton Associated Press.

Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.

I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine.

Një fotografi nga kamerat vëzhguese, e publikuar nga zyra e sherifit në Luiston, Maine, shfaqin një burrë me një pushkë në dorë më 25 tetor 2023.

Sipas një dokumenti, të rishikuar nga Associated Press i cili i ishte dërguar oficerëve të sundimit të ligjit, Cardi ishte shtrirë në një qendër të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.

Dokumenti nuk ka ofruar të dhëna specifike për tretmanin apo gjendjen e tij.

Në dokument, po ashtu, thuhej se Card kishte raportuar se po dëgjonte zëra dhe se kishte kërcënuar se do shtinte me armë zjarri në bazën stërvitore ushtarake në Sako, Maine.

Zyra e sherifit i publikoi dy fotografi të të dyshuarit në faqen e vet në Facebook, ku shihej një sulmues duke u futur në një ndërtesë teksa e mbante lart pushkën. Autoritetet thanë se të shtënat nisën pak para orës 19:00 të mërkurën.

Dy zyrtarë të sundimit të ligjit thanë për Associated Press se së paku 16 persona u vranë dhe se ky numër pritet të rritet.

Ata thanë se edhe dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur. Zyrtarët nuk ishin të autorizuar për të folur publikisht për hollësitë e hetimit që po vazhdon, dhe folën për AP në kushte anonimiteti./REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika