Dhjetra balena ngordhin në bllokimin masiv në Australinë Perëndimore

Në një deklaratë në Facebook, Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Australisë Perëndimore tha se një grup i madh balenash “pilot me krahë të gjatë” janë vënë re të martën në mëngjes pranë bregut jugor të shtetit. Zyrtarët e kafshëve të egra i kërkuan publikut që të qëndrojë larg plazhit gjersa përpiqen t'i shpëtojnë

Më shumë se 50 balena kanë ngordhur në një ngjarje të bllokimit masiv në Australinë Perëndimore, ndërsa zyrtarët dhe vullnetarët garojnë për të shpëtuar dhjetëra të tjera të ngecur në ujërat e cekëta, thanë autoritetet të mërkurën.

Në një deklaratë në Facebook, Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Australisë Perëndimore tha se një grup i madh balenash “pilot me krahë të gjatë” u vunë re të martën në mëngjes pranë bregut jugor të shtetit.

“Mjerisht, 51 balena kanë ngordhur brenda natës pas një bllokimi masiv në plazhin Cheynes”, tha agjencia, duke shtuar se stafi dhe qindra vullnetarë po përpiqeshin të shpëtonin 46 balena të tjera duke i kthyer në ujërat e thella.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon dhjetëra balena – disa të shtrira anash, të tjera në shpinë – duke përplasur bishtin e tyre në ujërat e cekëta. Një video tjetër tregon balenat duke u grumbulluar së bashku, duke qëndruar të palëvizshme.

Zyrtarët e kafshëve të egra i kërkuan publikut që të qëndrojë larg plazhit.

Balenat pilot me pendë të gjata, të cilat mund të rriten deri në 7.6 metra të gjata, identifikohen nga ngjyra e tyre e zezë dhe balli bulboz. Ato mund të gjenden në ujërat e Hemisferës Jugore dhe Oqeanit Atlantik të Veriut.

Studiuesja e kafshëve të egra Vanessa Pirotta tha se mbetet e panjohur pse balenat pilot u bllokuan, por vuri në dukje se një  verpim i tillë paraqet një sjellje të rrallë të tyre.

“Mund të jetë se ata po përpiqen të shmangin një grabitqar, si një balenë vrasëse,” tha ajo. Balenat pilot janë shumë shoqërore dhe dinamike me lidhje të forta me të tjerët”, tha ajo, “që do të thotë se mund të humbasin nëse ndjekin një anëtar të çorientuar të podit”.

Balenat me dhëmbë të tillë si balenat pilot që përdorin sonar për të lundruar janë më të prirura për t’u ngecur sesa homologët e tyre pa dhëmbë, tha Pirotta, raporton CNN.

Dhe bllokimet e balenave pilot janë të zakonshme në të gjithë botën.

Shtatorin e kaluar, rreth 200 u plazhuan përgjatë bregut të Tasmanisë, Australi. Nga ky numër, vetëm 35 mbijetuan dhe u zhvendosën. Bllokimi më i madh i Tasmanisë ishte në vitin 2020, kur u gjetën më shumë se 450 balena pilot.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika