Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin për rritjen e tavanit të borxhit

Ligji përfshin heqjen e kufirit ekzistues të huamarrjes deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare, që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën në mbrëmje ligjin për rritjen e tavanit të borxhit federal, të bazuar në marrëveshjen në mes të presidentit Biden dhe kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy.

Ligji, i cili u miratua me 314 vota pro dhe 117 kundër, tani duhet të miratohet nga Senati para se të marrë nënshkrimin e presidentit Biden.

Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy u angazhuan me intensitet të lartë për të siguruar mbështetje për miratimin e ligjit për rritjen e tavanit të borxhit, që përfshin edhe shkurtimet buxhetore të kërkuara nga republikanët.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi javën e kaluar se Kongresi duhet të rrisë kufirin e borxhit deri më 5 qershor, ose përndryshe qeveria nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj financiare.

Ajo tha se edhe pritja deri në minutën e fundit mund të dëmtojë seriozisht besimin e biznesit dhe të konsumatorëve dhe të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të vendit.

Ligji përfshin heqjen e kufirit ekzistues të huamarrjes deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare, që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.

Pjesë të tjera përfshijnë një pakësim të numrit të agjentëve të rinj që do të punësojë agjencia e grumbullimit të taksave, një kërkesë që shtetet të kthejnë 30 miliardë dollarë ndihma të pashpenzuara të marra për pandeminë e Coronavirusit nga qeveria federale dhe rritjen nga 50 në 54 vjeç, për grupmoshat që duhet të punojnë, që të kualifikohen për ndihma ushqimore.

Udhëheqësit e Senatit kanë paralajmëruar se do ta marrin për shqyrtim ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për rritjen e tavanit të borxhit të premten.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika