Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër Iranit, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, insistoi se operacionet amerikane ndaj Teheranit kanë përfunduar.

Dhoma e miratoi rezolutën me 215 vota për dhe 208 kundër më 3 qershor, me katër republikanë që iu bashkuan të gjithë demokratëve në mbështetje të rezolutës.

Rezoluta, që është prezantuar nga përfaqësuesi nga Nju Jorku, Gregory Meeks, udhëzon Trumpin që të largojë forcat e armatosura amerikane nga armiqësitë me Iranin, përveç nëse Kongresi zyrtarisht shpall luftë apo autorizon përdorimin e forcës.

Kjo masë tani dërgohet në Senat, ku ligjvënësit po shqyrtojnë një rezolutë të ndarë për kompetencat e luftës.

Edhe nëse miratohet nga dy dhomat e Kongresit, Trump pritet që t’i sfidojë përpjekjet për të kufizuar autoritetin e tij dhe masa e Dhomës së Përfaqësuesve gjerësisht shihet si simbolike sepse nuk e ka fuqinë detyruese ligjore., raporton Reuters.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika