Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që shmang mbylljen e Qeverisë amerikane

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin për shpenzimet, që parandalon mbylljen qeveritare në SHBA. Projektligji është miratuar nga të dyja partitë politike

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ka miratuar të martën e 14 nëntorit një projektligj të përkohshëm për shpenzime që do të shmangte mbylljen e Qeverisë amerikane.

Projektligji është miratuar nga të dyja partitë.

Projektligji, i cili do ta mundësojë rrjedhjen e fondeve qeveritare deri në mesin e muajit janar, tani shkon për miratim në Senat, ku liderët demokratë dhe ata republikanë kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Për ta parandaluar mbylljen, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, duhet ta miratojnë legjislacionin, që duhet nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në ligj, para se vendimi për fondet aktuale për agjencitë federale të skadojë në mesnatën e së premtes.

Vota e së martës ka qenë fitore për udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili është përballur me kundërshtime nga disa republikanë, në tentimin e parë për këtë votim.

Johnson është zgjedhur në pozitën e udhëheqësit më pak se tri javë më parë, pas disa javëve të kaosit në Dhomën e Përfaqësuesve, në tentim e sipër për të pasur lider.

Lideri i shumicës në Senat, demokrati Chuch Schumer, ka thënë përmes një deklarate se është gëzuar që projektligji ka ecur përpara “me mbështetje të fortë dypartiake”, duke shtuar se ai do të punojë me republikanin në Senat, Mitch McConell, për ta miratuar atë “sa më shpejt që është e mundur”.

Projektligji aktual do t’iu japë më shumë kohë ligjvënësve që t’i analizojnë hollësitë për financat e vitit të ri buxhetor, të cilat përfshijnë gjithçka prej ushtrisë e deri te hulumtimet shkencore.

Paraardhësi i Jonhsonit si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, është shkarkuar nga kjo pozitë prej republikanëve, pasi në një votim të ngjashëm në shtator ai është varur nga votat e demokratëve për ta shmangur mbylljen qeveritare.

Mirëpo, tani disa republikanë kanë thënë se projektligji që është miratuar, është më i mirë sesa opsionet e tjera.

“Nuk është ideal”, ka thënë republikani Mike Garcia.

“Mirëpo mbyllja është shumë më e keqe”.

Në projektligjin e miratuar parashihen fonde për ushtrinë, përfitime për veteranët, transport, banim, zhvillim urban, bujqësi, për programet e energjisë dhe ujit, dhe për Administratën amerikane për Ushqim dhe Ilaçe deri më 19 janar.

Fondet për operacionet e tjera qeveritare parashihen të skadojnë më 2 shkurt, raporton REL.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika