Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë votuar për shkarkimin e shefit të emigracionit të presidentit amerikan, Joe Biden. Çështja më pas do të shkojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi ndaj sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, i cili është anëtari i parë i kabinetit amerikan që po përballet me këtë procedurë në pothuajse 150 vjet

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas. Fotografi nga arkivi.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë votuar për shkarkimin e shefit të emigracionit të presidentit amerikan, Joe Biden. Çështja më pas do të shkojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi ndaj sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, i cili është anëtari i parë i kabinetit amerikan që po përballet me këtë procedurë në pothuajse 150 vjet.

Konservatorët në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, fajësojnë sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, për rritjen e hyrjeve ilegale nga Meksika, që ata e kanë cilësuar si “katastrofë humanitare”.

Ligjvënësit miratuan dy akuza ndaj tij, përkatësisht atë për “refuzim të vullnetshëm dhe sistematik” për të zbatuar ligjin e imigracionit dhe “shkelje të besimit të publikut”.

Ky ishte tentimi i dytë i republikanëve ndaj Mayorkas, pasi përpjekjet e para për t’i nisur procedurat për shkarkimin e tij dështuan javën e kaluar.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 214 vota për dhe 213 kundër për procesin që në anglisht njihet si “impeachment” dhe çështja tani do të kalojë në Senat, ku pritet të mbahet gjyqi.

“Përveç shpalljes së luftës, impeachment është padyshim autoriteti më serioz që i është dhënë Dhomës dhe ne e kemi trajtuar këtë çështje në përputhje me rrethanat”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

“Pasi sekretari po refuzon të bëjë punën e tij për të cilën është konfirmuar në Senat, Dhoma duhet të reagojë”, shtoi ai.

Por, Biden menjëherë kundërshtoi këtë vendim të ligjvënësve në Dhomë, duke e cilësuar si “akt flagrant antikushtetues që ka vënë në shënjestër një nëpunës të nderuar publik në mënyrë që të luhen lojëra të ulëta politike”.

Herën e fundit që Dhoma kishte votuar për nisjen e gjyqit ndaj një anëtari të kabinetit ishte më 1987 ndaj sekretarit të Luftës, William Belknap, që u akuzua për korrupsion.

Megjithatë, Mayorkas pritet të lirohet nga akuzat e Dhomës gjatë gjyqit në Senatin e udhëhequr nga demokratët.

Votimi ndaj Mayorkas ndodhi në kohën kur Dhoma dhe Senati po përplasen lidhur me frenimin e emigrantëve ilegalë. Në dhjetor, u shënua rekord pasi në ditë në kufirin SHBA-Meksikë u ndaluan 10.000 emigrantë ilegalë./REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika