Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të kryetarit Kevin McCarthy
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka votuar për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy për herë të parë në historinë e vendit. 216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër. Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë […]
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka votuar për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy për herë të parë në historinë e vendit.
216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër.
Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të zotit McCarthy.
Gaetz e kishte akuzuar McCarthy se nuk kishte bërë sa ç’duhej për të shkurtuar shpenzimet federale. /VoA















