Dhoma e Tregtisë kërkon të mos ketë reduktime për bizneset
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka bërë thirrje që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike për bizneset. Sipas tyre, kjo do t’i dëmtonte rëndë bizneset si dhe do të kishte pasoja në humbjen e tregut brenda dhe jashtë vendit duke rezultuar kështu në humbje të vendeve të punës. Dhoma e Tregtisë, gjithashtu, ka […]
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka bërë thirrje që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike për bizneset.
Sipas tyre, kjo do t’i dëmtonte rëndë bizneset si dhe do të kishte pasoja në humbjen e tregut brenda dhe jashtë vendit duke rezultuar kështu në humbje të vendeve të punës.
Dhoma e Tregtisë, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset.
“Dhoma e Tregtisë në kontinuitet është duke e njoftuar dhe kërkuar nga Qeveria që të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset në mënyrë që të përballojë këtë gjendje jo të lehtë, të shkaktuar si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë, gjë që ka ndryshuar në masë të madhe rrjedhën e të bërit biznes, andaj konsiderojmë që në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për përballimin e situatës”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë.
Po ashtu, Dhoma e Tregtisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përkrahë bizneset me kredi të buta, ulje të TVSH-së në ushqim, heqje të përkohshme të akcizës, ndryshimin e disa politikave fiskale, e aprovimin e disa ligjeve, të cilat sipas tyre, do të kontribuonin në ruajtjen e vendeve të punës dhe mundësitë e rritjes së tyre.















