DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për bllokimin e regjistrimit të automjeteve të bizneseve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, shpreh shqetësimin e thellë me situatën e krijuar sa i përket regjistrimit të automjeteve.

Që nga ditët e para kur bizneset hasën në pengesa për të kryer procesin e regjistrimit, DhTIK është angazhuar për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Në takimin që kemi mbajtur me zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe Policisë, nga kjo e fundit jemi njoftuar që ata kanë pezulluar përkohësisht gjobat e trafikut për bizneset, vetëm në rastet kur rastet kur vozitësit e automjeteve nuk janë identifikuar, përderisa gjobat e bizneseve në rastet kur vozitësit janë identifikuar, mbeten në fuqi deri në zgjidhjen e kësaj çështje.

Zyrtarë të Dhomës kanë kërkuar që ky pezullim të aplikohet për të gjitha llojet e gjobave të bizneseve deri në gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe të përballueshme.

Dhoma është jashtëzakonisht e shqetësuar me qasjen që institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të veprojnë karshi kësaj situate, duke bllokuar të gjithë flotën e automjeteve të një biznesi dhe jo automjeti, i cili është gjobitur.

Kjo po pamundëson regjistrimin e të gjitha mjeteve të tjera që nuk kanë asnjë detyrim të papaguar.

“Për ne mbetet e paqartë pse ky nen (Neni 89, paragrafi 4), nuk u aplikua nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, (Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor) në muajin mars 2024, por tani”.

DhTIK u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë dhe të angazhohen në zgjidhjen e kësaj bllokade.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika