“Dhuna është kanceri i shoqërisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk mund të ketë tolerancë për gjyqtarët e prokurorët e as për dhunuesit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Osmani ka mbajtur fjalim për dhunën ku ka thënë  se lajmi për vrasjen e një gruas në Prishtinë për të kishte qenë i kobshëm.

“Në mëngjesin e hershëm një burrë vrau një grua në mënyrën më makabre. Në këto qaste shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Osmani.

“Ne flasim shumë për vlera familjare, ne krenohemi me atë çfarë përfaqësojmë, por me keqardhje e them që nuk mund të flasim për vlera më kur dhuna bëhet përditshmëri. Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë”, ka shtuar Osmani.

Më tej Osmani ka përfunduar duke thënë se nuk mund të ketë tolerancë për gjyqtarët e prokurorët e as për dhunuesit raporton KP, transmeton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika