Dhuna në familje, gjashtë raste në 24 orët e fundit
Në Podujevë, një person sulmoi gruan dhe vajzën e tij 6-vjeçare, për çka edhe përfundoi prapa grilave. E në Prishtinë një grua tentoi ta sulmojë dhe ia mbylli derën bashkëshortit të saj, në kryeqytet gjithashtu dy të mitur vëllëzër u rrahën mes vete derisa njëri përfundoi në spital. Në Gjilan, një person rrahu nënën dhe […]
Në Podujevë, një person sulmoi gruan dhe vajzën e tij 6-vjeçare, për çka edhe përfundoi prapa grilave.
E në Prishtinë një grua tentoi ta sulmojë dhe ia mbylli derën bashkëshortit të saj, në kryeqytet gjithashtu dy të mitur vëllëzër u rrahën mes vete derisa njëri përfundoi në spital.
Në Gjilan, një person rrahu nënën dhe motrën, në Kaçanik gjithashtu një person rrahu bashkëshorten, e një në Pejë ushtroi dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
Këto janë 6 rastet e raportuara gjatë 24 orëve për dhunë në familje nga Policia e Kosovës, që sipas Nazlie Bala, këshilltare e Ministres së Drejtësisë, numri i rasteve të dhunës në familje është edhe më i lartë.
“Ne besojmë fuqishëm që dhuna është shumë më shumë prezente krahasuar me numrin e raportimeve. Do donim të mos kemi asnjë rast, asnjë raportim në këtë drejtim, por ky fenomen nuk është duke ndodhur vetëm tek ne është global”, ka deklaruar Nazlie Bala, Këshilltare e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari thotë se ligjet në Kosovë, dhunën në familje maksimalisht e dënojnë deri në tre vite, dhe beson që shkalla e ndëshkueshmërisë duhet të rritet.
“Çdo vepër penale që kryhet në rrethana familjare konsiderohet rrethanë rënduese për shkak të caktimit të masës së dënimit. Ligji është mjaft i qartë dhe paraqet bazë të mirë për kategorizimin e veprave të tilla penale, por duke qenë se një fenomen i tillë është prezent me përmasa të mëdha, vlerësoj se duhet rishikim i politikës ndëshkimore”, ka deklaruar ai.
Rastet e dhunës në familje, të cilat pastaj kanë kaluar në fatalitet, nuk janë të rralla në Kosovë, sidomos mes bashkëshortëve.















