“Dhuna pengon integrimin”, kryeparlamentari Peleshi: Shqipëria e së ardhmes është në BE

ryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar shtyrjen për një javë të seancës plenare që ishte paraparë të mbahej të enjten, më 15 tetor, pas situatës së krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë.

Në një deklaratë për media, Peleshi bëri thirrje për qetësi, përmbajtje dhe reflektim, duke thënë se dhuna ndaj institucioneve, djegiet dhe dëmtimi i pronës publike e private përbëjnë shqetësim serioz për vendin.

Ai tha se vendimi për shtyrjen e seancës është marrë për të garantuar zhvillimin e saj në kushte të qeta dhe për të mos dhënë asnjë shkak për provokime të mëtejshme.

“Përballë një situate të paprecedentë dhune ndaj institucioneve të shtetit, pronës publike dhe pasurisë private të qytetarëve, vendosa ta shtyj me një javë seancën plenare të planifikuar për sot”, deklaroi Peleshi.

Kreu i Kuvendit paralajmëroi gjithashtu se ngjarjet e fundit mund të ndikojnë negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nuk duhet të pengohet, as të prishet, nga vetë ne, shqiptarët modernë të shekullit XXI”, tha ai.

Peleshi u bëri thirrje partive politike, institucioneve dhe shoqërisë që të veprojnë së bashku për të shmangur përshkallëzimin e situatës, duke vënë theks të veçantë te mbrojtja e të rinjve nga dhuna.

Ai tha se studentët, nxënësit dhe fëmijët nuk duhet të formohen nga urrejtja dhe dhuna në rrugë, duke kërkuar që ata të mbahen larg përplasjeve.

“Fëmijët janë interesi më i lartë i një vendi. Ashtu siç edukohen sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër”, u shpreh Peleshi.

Në fund të deklaratës, ai u bëri thirrje palëve që të ulen për dialog dhe të diskutojnë për të ardhmen e vendit, pavarësisht dallimeve politike.

“Të ulemi. Të flasim. Të diskutojmë dhe të debatojmë për të ardhmen, pa harruar kurrë se, mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë”, përfundoi Peleshi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika