Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se procedurat penale ndaj zyrtarëve policorë të dyshuar për keqtrajtim të rëndë të një studenteje gjatë protestave në Beograd në korrik të vitit 2025 mund të ndërpriten.
Në një deklaratë publike, O’Flaherty theksoi se ndërprerja e procedurave penale në raste që përfshijnë sjellje serioze të policisë rrezikon të dëmtojë më tej besimin e qytetarëve në institucionet e rendit dhe ligjit.
Sipas tij, një veprim i tillë mund të forcojë perceptimin e pandëshkueshmërisë për shkeljet e kryera nga zyrtarët shtetërorë, veçanërisht në raste që lidhen me protestat dhe ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
“Ndërprerja e procedurave penale për sjellje serioze të pahijshme të policisë përmes ndjekjes së shtyrë rrezikon të minojë më tej besimin në organet e zbatimit të ligjit dhe të përforcojë klimën e pandëshkueshmërisë,” thuhet në reagimin e tij.
I am concerned by reports that criminal proceedings for serious police misconduct against a female student during the July 2025 Belgrade protests may be stopped through deferred prosecution. #Serbia pic.twitter.com/VWyStmMUw3
— Commissioner for Human Rights (@CommissionerHR) June 10, 2026