Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 21:50, dy viktima, një grua dhe një burrë kosovar, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga një i dyshuar burrë kosovar.
I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet.