Dhunë në familje në Pejë, Gjakovë dhe Malishevë – katër persona në pranga

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për katër raste të dhunës në familje të ndodhura më 8 qershor 2025, në qytete të ndryshme të vendit.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

Në Pejë, janë shënuar dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një grua dyshohet se ka sulmuar një tjetër grua pas një mosmarrëveshjeje. Ajo është arrestuar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur sipas njoftimit të policisë në orën 13:30, ku një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht disa viktima. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gjakovë, rreth orës 16:25, një burrë është arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj një gruaje. Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij.

Rasti i katërt është shënuar në Malishevë, ku një burrë është arrestuar për ushtrim dhune ndaj një viktime femër. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka përsëritur thirrjen për raportimin e rasteve të dhunës në familje dhe ofron ndihmë për të gjitha viktimat që kërkojnë mbrojtje dhe drejtësi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika