Dhunimi i 11-vjeçares, arrestohen edhe gjashtë persona

11-vjeçarja, e cila dyshohet se ishte viktimë e dhunës e trafikimit edhe gjatë muajit qershor. Sipas dosjes së Prokurorisë brenda një dite po pretendohet se ka pasur gjashtë dhunime e marrëdhënie seksuale. Të njejtit, janë arrestuar gjatë ditës së premte nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës

Rasti i 11-vjeçares, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës edhe gjatë muajit qershor, po hetohet ndaras nga rasti i datës më 27 gusht, ku të arrestuar kanë përfunduar 5 persona.

Ndërsa, për të dyja rastet të dyshuar janë 11 persona, tashmë të gjithë të arrestuar.

Pra, jo vetëm 27 gushti, ishte tragjik për 11-vjecaren, që dyshohet se u dhunua nga 5 persona në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Ajo ka dyshime të forta se ishte abuzuar seksualisht edhe në qershor të këtij viti, madje për këtë rast një ditë më parë janë arrestur edhe 6 persona që të gjithë të moshës madhore.

Nën pranga të policisë kanë përfunduar personat me inicialet, D. Rr., G.S.,B.S., F.S., M.S. dhe M.R.

Sipas dosjes së prokurorisë, me datë 21 qershor, rreth orës 8 të mengjesit, i pandehuri D.Rr., 23 vjeçar, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë të 11-vjeçares.

Gjykata Themelore në Prishtinë

Ngjarja kishte ndodhur në një nga motelet në rajonin e Prishtinës.

Po i njëjti, dyshohet se ka aranzhuar edhe takim viktimës, me B.S dhe G.S, me qëllim të shfrytëzimit seksual, e të cilët sipas prokurorisë e kanë bërë një gjë të tillë.

Ndërkaq, F.H, i dyshuar tjetër, po të njejtën ditë kishte kryer marrëdhenie seksuale me të miturën, dhe i njëjti ka aranzhuar takim 11-vjecares, me të dyshuarin M.R, 21 vjecar për shfrytëzim seksual.

Avokati Haxhi Millaku, i cili mbron të dyshuarin B.S, thotë se klienti i tij,dyshohet për veprën shfrytëzim seksual.

Foto ilustrim

“Djalin të cilin unë e mbrojë, B.S, dhe ai dyshohet për veprën penale shërbime seksuale, une them shërbime seksuale, vepër e posaqme e paraparë me nenin 228, dhe jo për dhunim dhe trafikim të cilat janë vepra tjera të posaqme”,ka deklaruar Millaku.

E ky rast do të hetohet ndaras nga rasti i 27 gushtit, ku e njejta viktimë, dyshohet se u dhunua nga 5 persona të tjerë.

Sipas, Avokatit Asdren Bytyqi, Prokuroria e Themelore e Prishtinës, ka dështuar në lidhje me këtë rast.

“Padyshim, në rast të vertetimit një gjë e tillë, duhet të japin përgjegjësi krerët e institucionit përkatës, Prokurorisë Themelore në Prishtinë lidhur më këtë rast, në të cilin kanë dështuar që të ndërmarrin veprime hetimorë në kohë, dhe i cili ka sjellur pasoja të mëdha për viktimën dhe për gjithë shoqërinë në përgjithësi”, ka deklaruar Bytyqi.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirumuar për RTV Dukagjini, se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit në rastin e dhunimi të 11 vjecarës në muajin qershor, ndërsa pritet një vendim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika