Dhunimi i të miturës në Ferizaj, Prokuroria kërkon t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur në atë komunë

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht më 8 maj në Ferizaj, lidhur me rastin, të shtunën është arrestuar një i dyshuar, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për portalin Dukagjini, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Po ashtu, Baftiu ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

“Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur”, ka deklaruar ajo në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin.

Kujtojmë se, të shtunën e 14 majit, Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar seksualisht një e mitur në Ferizaj.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari ishte dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika