Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për kryerjen e veprës së dhunimit ndaj një të miture.

I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është cilësuar si “dhunim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.