Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur të gjinisë mashkullore.

I dyshuari, sipas Policisë së Kosovës, është me të meta mendore. Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

“Ferizaj 12.05.2023-18:40. Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.