Një vajzë e mitur është dhunuar nga një mashkull në Podujevë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, në raportoni 24 orësh, ka thënë se ky akt ka ndodhur më 18 dhjetor të vitit 2023.

“Podujevë, 18.12.2023 – 12:45.   Më 20.12.2023, viktima  e mitur, femër kosovare, ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ende gjendet në arrati”, thuhet raportin 20-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka përfunduar duke thënë se “rasti është në procedurë hetimore”.